Telegrafi

Hansi Flick tregon se çfarë i tha Nico Williamsit pas ndeshjes mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos

Hansi Flick ka treguar për atë që ka biseduar me yllin e Athletic Bilbaos, Nico Williams pas ndeshjes të cilën Barcelona e fito 2-1. 

Barcelona tani ka gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para, duke marr dy fitore radhazi nga dy rival të fortë si Valencia dhe Athletic Bilbao. 

Një gol fantastik nga Lamine Yamal dhe një tjetër që solli fitoren nga Robert Lewandowski, siguruan tre pikët për nikoqirët. 

Trajneri gjerman i Barcelonës, Hani Flick foli pas ndeshjes edhe për përqafimi i tij me Williams, por edhe për përballjen 

“Sot jam më i kënaqur sesa në Valencia. Jam shumë i lumtur me fitoren. Jam gjithashtu i lumtur që Pedri është rikthyer”. 

“Ndonjëherë ka mungesë qetësie, por është mirë të kesh pasion dhe intensitet”. 

 

“Kur pashë Nico Williams, e përgëzova për fitimin e Kampionatit Evropian, kjo është e gjitha”, deklaroi Flick. /Telegrafi/