Site icon Telegrafi

Hansi Flick reagon pasi Barcelona u dëmtua në sfidën ndaj Real Sociedadit

Barcelona ka pësuar humbjen e dytë në La Liga këtë edicion, duke u mposhtur në udhëtim te Real Sociedad.

Baskët fituan 1:0 kundër Barcelonës në një derbi interesant të luajtur në orët e vona të mbrëmjes, por gjithçka mund të ishte ndryshe nëse goli i Robert Lewandowskit do të pranohej që në fillim të ndeshjes.

Në minutën e 13-të topi erdhi te Robert Lewandowski, i cili shënoi për epërsinë e Barcelonës, por pas ndërhyrjes së VAR-it, u vlerësua se ai ishte jashtë loje.

Megjithatë, është e sigurt që Barcelona është e dëmtuar. Në pamjet e VAR-it, maja e këpucës së Lewandowskit është e diskutueshme, megjithatë, në fotot reale të bëra gjatë lojës, ajo majë e këpucës nuk duket fare.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ishte gjithashtu i zemëruar dhe kishte diçka për të thënë pas ndeshjes.

“Ishte padyshim një vendim i gabuar, gjithçka është e qartë. Ky është pozicioni im sepse e pashë atë që ndodhi. Është e qartë, e qartë,” përsëriti një Flick dukshëm i zemëruar për mediat menjëherë pas ndeshjes.

Ka pasur shumë reagime në Spanjë për këtë që ndodhi, derisa ndeshja më është regjistruar dhe Barcelona humbi pikët për një gabim të gjyqtarëve dhe VAR-it. /Telegrafi/

Exit mobile version