Site icon Telegrafi

Hansi Flick më në fund e pranon se ku gaboi në barazimin përballë Atletico Madridit

Hansi Flick ka pranuar se ka bërë disa gabime taktike që çuan në dy golat e fundit të Atletico Madridit në barazimin 4-4 të Barcelonës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey.

Skuadra katalunase ishte e bindur se po e fitonte ndeshjen e parë, mirëpo pësoi dy gola fare në fund.

Flick u pyet: “A u ndikua skuadra juaj për vazhdimin e presionit të lartë në fazat mbyllëse të lojës?”.

“Sigurisht”, deklaroi trajneri gjerman.

“Ne jemi një ekip dhe ne gjithmonë duam të mësojmë dhe përmirësojmë. Ne flasim dhe analizojmë gjërat gjatë gjithë kohës. Edhe kur fitojmë ndeshje, ne ende flasim për atë që mund të përmirësojmë”.

Lexo po ashtu Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

“Kur jep kaq shumë energji, është normale, në fund të lojës nivelet e energjisë bien dhe ne nuk kemi bërë presion të mirë, në atë që duhet të përmirësohemi dhe e dimë”, shtoi Flick.

Barca po fitonte 4-2 dhe në krye të lojës, por pas 80 minutash gjërat ndryshuan dhe Atleti shënoi dy gola për të barazuar. /Telegrafi/

Exit mobile version