Telegrafi

Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

Akademia La Masia konsiderohet si një nga akademitë më të forta në botë dhe futbollistët e dalë nga kjo akademi po shkëlqejnë në fushë.

Edhe këtë edicion në ekipin e parë të Barcelonës ka shumë lojtarë të dalë nga La Masia

Barcelona ka shumë lojtarë të La Masia brenda dhe rreth ekipit të parë këtë sezon.

Por mediat spanjolle kanë raportuar se në një moment trajneri Hansi Flick shumë lehtë mund t’i hedhë në fushë 11 futbollistë të dalë nga La Masia në rast se ka probleme me lëndime ose kartonë të futbollistëve të tjerë.

Tanimë emrat si Cubarsi, Balde, Gavi, Fermin, Lamine Yamal, e Dani Olmo janë pjesë e formacionit bazë dhe në një moment nga minuta e parë mund të luajnë edhe Pena, Fort, Dominuguez, Casado e Fati.

Formacioni i Barcelonës me futbollistët e dalë nga La Masia.

Pena; Fort , Cubarsi , Dominguez , Balde ; Gavi , Casado , Fermin ; Yamal , Olmo , Fati. /Telegrafi/