Site icon Telegrafi

Hansi Flick iu drejtohet me ‘tone të ashpra’ yjeve të Barçës para rikthimit në Ligën e Kampionëve

Hansi Flick pati një mesazh të qartë për ekipin e tij para rikthimit në aksion në Ligën e Kampionëve gjatë mesjavës.

Blaugranasit i dhanë fund këtij vikendi me një epërsi prej nëntë pikësh në krye të La Ligas, pas triumfit me rezultat 3-1 ndaj Espanyolit në derbin katalunas.

Sidoqoftë, tekniku gjerman shprehu nervozizmin e tij pas përfundimit të takimit, teksa tri golat e pjesës së parë ishin të mjaftueshëm për të marrë pikët e plota.

Flick tha se kontrasti që patën dy pjesët është një shqetësim për të në aspektin e paraqitjes së përgjithshme.

Ish-trajneri i Bayernit tha se nuk ka vend për ndonjë shqetësim të madh, por ai pret që ekipi i tij të reagojë gjatë ditëve në vijim.

“E pranoj se pjesa e dytë nuk ishte e mirë, por nuk do ta pranojë këtë të mërkurën, ne duhet të bëjmë më mirë. Tensioni ra në pjesën e dytë dhe ne bëmë disa gabime”, ka thënë Flick.

Barcelona do të udhëtojë nesër (e mërkurë) për në Beograd atje ku do të përballet me Crvena Zvezdën.

Ndeshjet e blaugranasve në krye me Flick deri më tani në Ligën e Kampionëve kanë parë fitore me rezultate të thella 5-0 dhe 4-1 ndaj Young Boys dhe Bayern Munich respektivisht, pasi paraprakisht kishin humbur ndeshjen hapëse ndaj Monacos./Telegrafi/

Exit mobile version