Site icon Telegrafi

Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

Barcelona pasditen e së dielës mori një fitore të lehtë me rezultat 3-0 ndaj Alavesit në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit spanjoll.

Me këtë rezultat Barcelona u rikthye tek fitoret pas humbjes që kishin pësuar javën e kaluar me rezultat 4-2 ndaj Osasunës.

Sidoqoftë, ajo që befasoi tifozët e klubit më së shumti ishte fakti që Jules Kounde ishte lënë në bankën rezervë.

Mendimet e para ishin se Flick ka vendosur thjeshtë që ta pushojë yllin francez duke i dhënë kështu më shumë hapësirë talentit Hector Fort.

Megjithatë, pas ndeshjes gazetari Toni Juanmarti, ka raportuar se mungesa e Koundes në fakt ishte një dënim për faktin se arriti vonë në stërvitje.

Flick më herët i kishte paralajmëruar lojtarët e Barcelonës që ta respektojnë orarin andaj ky vendim dëshmon përkushtimin që ka për të mbajtur disiplinën brenda skuadrës./Telegrafi/

Exit mobile version