Site icon Telegrafi

Hansi Flick e fton si ndihmës të tij ish-lojtarin e Barcelonës

Hansi Flick ka marrë drejtimin e Barcelonës, teksa synon që ta rikthej gjigantin katalunas te trofetë.

Megjithatë trajneri gjerman ka kërkuar nga një ish-lojtar i katalunasve t’i bashkohet atij në stafin e trajnerëve.

Thiago Alcantara befasisht ka vendosur t’i jap fund karrierës si futbollist, teksa synimi është që të bëhet një trajner në të ardhmen.

Lexo po ashtu Thiago Alcantara, pensionohet befasisht nga futbolli në moshën 33 vjeçare

Barcelona, Bayern Munich dhe Liverpool ishin tri skuadrat e karrierës, ndërkohë që mund të rikthehet aty ku e nisi.

Drejtimin e katalanasve e ka marrë një gjerman, Hansi Flick, i cili i ka dërguar një ftesë të parefuzueshme.

“Thiago, rikthehu te Barcelona si zëvendësi im”, janë fjalët që ish-trajneri i Bayernit dhe kombëtaren gjermane i ka drejtuar mesfushorit.

Për të cilin ka një admirim dhe vlerësim të veçantë që prej kohës kur punuan e fituan së bashku te Bayerni.

Sport ka raportuar se ditëve të ardhshme Thiago Alcantara do t’i jap një përgjigje përfundimtare Flick, pasi oferta e trajnerit gjerman e ka tunduar atë. /Telegrafi/

Exit mobile version