Këtë javë mysafirë në emisionin “Kojshia Show” ishin: Themeluesi i Shoqatës bamirëse “Jetimët e Ballkanit”, Halil Kastrati, së bashku me një gjerman, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndër të tjera, përcjell Telegrafi, mysafiri gjerman ka treguar edhe arsyen se pse u largua nga Gjermania që t’i bashkohej UÇK-së.
Hans-Karlhenz Kargus thotë se prej 1998 është në Kosovë, deri më sot.
Hansi, siç edhe e thërrasin, tregon se ka qenë pjesë e Brigadës 122, me komandant Selim Krasniqin.
Ai gjithashtu ka rrëfyer edhe momentin kur i është kumtuar lajmi se atij i është dhuruar një banesë.
Madje, siç edhe tregohet në emision, ai fillimisht kishte menduar se atij i ishte “propozuar” një banesë, duke mos e kuptuar se banesa ishte veçse e tij.
Për të mësuar detaje tjera rreth jetës dhe shumëçka rreth tij, ndiqeni emisionin më poshtë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=d6gynDpTB-g&app=desktop