“Referendumi i 30 shtatorit është me rëndësi të madhe për Maqedoninë. Shpresoj që do të arrihet cenzusi dhe se shumica e qytetarëve do të thonë ‘po'”.
Këtë për AIM e deklaroi eurodeputeti Hans van Baalen, i cili është kryetar i Aleancës së liberal-demokratëve në Evropë. Hans van Baalen është edhe kryetar i grupit “Miqtë e Maqedonisë”, që u aktivizuar në Parlamentin Evropian në mars të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, referendumi është mbi partitë dhe ka rëndësi të madhe për të ardhmen e Maqedonisë.
“Tani kur çështja e emrit zgjidhet, që ishte hap i guximshëm për qeverinë, mund të flasim për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE”, tha Hans van Baalen.
Në pyetjen nëse nuk arrihet cenzusi në referendum, ai tha se nëse ka shumicë votash “pro” kjo do të thotë se Qeveria dhe Kuvendi i Maqedonisë do të thonë “po” për marrëveshjen me emrin.
Hans van Baalen sot në Shkup ka marrë pjesë në forumin e rrjetit të liderëve liberal në Evropën Juglindore (LIBSEEN), që u mbajt me rastin e dhjetë vjetorit të formimit të saj./Telegrafi/