Në fakt, klubi gjerman, Hannover i ka hap dyert e qendrës së tij mjekësore për ta shëruar Rashicën.
“Ne e vazhduam kontratën edhe për një vit me Milot Rashicën. E bëmë këtë për ta mbështet dhe siguruar lojtarin se klubi i tij do të qëndroj pranë tij në këto kohë të vështira për të”, tha trajneri i Llamkos Kosovës, Ismet Munishi.
“Falë lidhjeve të klubit tonë me Hannoverin, Miloti do të udhëtoj të martën drejt Gjermanisë për ta sajuar lëndimin te ky klub. Për këtë e falënderojmë ish futbollistin e Hannoverit, Altin Lalën, që ka kontribuar shumë. Miloti shumë shpejt do të luan nëpër Evropë, kurse ata që e lënduan qëllimisht do të vazhdojnë të luajnë nëpër ara”, theksoi Munishi.
Si pasoj e atij lëndimi, Rashica nuk do të mund t’i ndihmoj ekipit vushtrrias të paktën për një muaj. /Tribuna/Telegrafi/