Telegrafi

Hannoveri kërkon qendërmbrojtës, shikon kah Mavraj

Mergim Mavraj (Getty Images)

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj ka përfunduar në radarin e klubit të njohur gjerman, Hanoverit.

Skuadra Hannoverit në Bundesligë planifikon Mërgim Mavrajn si përforcim të rëndësishëm në qendër të mbrojtjes.

Klubi ku Altin Lala konsiderohet një legjendë, ka hedhur sytë nga shqiptari, për të përfituar edhe nga fakti se është lojtar i lirë, pas prishjes me konsensus të marrëveshjes me Hamburgun.

Lexo po ashtu Mavraj si Conte e Sampaoli, merr dëmshpërblim të madh për ta prishur kontratën me Hamburgun

32-vjeçarit nuk i kanë munguar ofertat që nga kampionati turk, ai spanjoll dhe italian, por gjasat janë të qëndrojë në Bundesligë, përcjell Supersport.

Mavraj gjatë kohës së tij me Hamburgun

Te Hanoveri janë në emergjencë për qendërmbrojtës dhe Mavraj shihet si një okazion për faktin se ka shumë eksperiencë.

Lexo po ashtu Mavraj drejt futbollit spanjoll, po kërkohet nga Deportivo La Coruna

Gjithsesi, në ditët në vazhdim do të mësohet nëse oferta e Hannoverit e kënaq futbollistin e kombëtares shqiptare, që me moshën që ka pretendon të përfitojë një pagë sa më të majme.

Në La Liga skuadra më e interesuar për Mavrajn është Deportivo La Coruna, ndërsa nuk mungon interesimi as nga kampionati arab.