Telegrafi

Hannover 0-4 Bayern, notat e lojtarëve

Foto: FC Bayern/Twitter

Bayern Munichu ka shënuar fitore në udhëtim te Hannoveri me rezultat të thellë 4-0.

Bavarezët kanë vazhduar serinë e mirë të rezultateve pasi kanë fituar në javën e 15-të të Bundesligas dhe kanë quar serinë në tri fitore radhazi.

Golat në këtë fitore të skuadrës së Niko Kovacit u shënuan nga Joshua Kimmich (2′), David Alaba (29′), Serge Gnabry (53′) dhe Robert Lewandowski (62′).

Lexo po ashtu Bayerni vazhdon me fitore, triumfon thellë në udhëtim te Hannoveri

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi gjerman Kimmich, i cili pas golit të shënuar dhe asistimit të bërë u vlerësua me notë 9.9.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin vendas Takuma Asano, i cili u notua me 5.5. /Telegrafi/

Hannover:

Bayern: