Bayern Munichu ka shënuar fitore në udhëtim te Hannoveri me rezultat të thellë 4-0.
Bavarezët kanë vazhduar serinë e mirë të rezultateve pasi kanë fituar në javën e 15-të të Bundesligas dhe kanë quar serinë në tri fitore radhazi.
Golat në këtë fitore të skuadrës së Niko Kovacit u shënuan nga Joshua Kimmich (2′), David Alaba (29′), Serge Gnabry (53′) dhe Robert Lewandowski (62′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi gjerman Kimmich, i cili pas golit të shënuar dhe asistimit të bërë u vlerësua me notë 9.9.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin vendas Takuma Asano, i cili u notua me 5.5. /Telegrafi/
Hannover:
Bayern: