Përfaqësuesja e Argjentinës e filloi me barazim Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.
Argjentinasit nuk arrin më shumë se një barazim 1-1 ndaj Islandës.
Më meritori që ‘vikingët’ të marrin një pikë nga kjo ndeshje është portieri Hannes Halldorsson, që në minutën e 64 ia mbrojti penalltinë Lionel Messit dhe fal kësaj në fund ishte ‘Lojtari i ndeshjes’ nga FIFA.
Por, fakti interesant është se profesioni real i 34-vjeçarit është regjisor filmi.
Ai ka punuar në shumë projekte në Islandë, përfshirë videon e vendit të tij për Eurovizionin e vitit 2012, por edhe atë të Coca Colas.
Në fundin e marsit të 2012, ai kaloi te skuadra norvegjeze SK Brann, që ishte pika ku karriera e tij si futbollist mori seriozitetin.
Pas këtij kalimi ai paksa ka lënë anash botën e filmit, por ka premtuar që pasi të pensionohet do i rikthehet me orar të plotë.
Dashuria e tij për profesionin nuk mungon, përkundër se është pjesë e Kampionatit Botëror, fotografien e proflit në Twitter e ka me një kamerë në dorë.
Aktualisht është portier i skuadrës daneze, Randers FC. /Telegrafi/