Si një modele e Sports Illustrated, Hannah Ferguson është mësuar që të tregojë figurën e saj mahnitëse.
Ndërsa në xhirimin e kalendarit të revistës Love, ajo nuk i ka lënë virtualisht asgjë imagjinatës.
Modelja e njohur ka bërë një duel mundjeje me një shoqe të sajën, ndërkohë që gjithçka është për të mos u humbur.
Dy protagonistet janë të veshura vetëm me të brendshme duke e vënë në plan të parë fizikun e tyre.
Në këtë mënyrë, 25-vjeçarja e ka treguar çdo pjesë të trupit të saj duke e fshehur vetëm modestinë.
Në fund të xhirimit janë edhe fjalët e bukuroshes, e cila thotë se femrat pjesëmarrëse në xhirimet e revistës Love janë të forta dhe të bukura.
“Gjithmonë kam dëshirë të xhiroj për kalendarin e Love! Femrat që ata i bashkojnë janë gjithmonë të fuqishme, të forta dhe shumë seksi, të cilat e inkurajojnë dhe e çojnë lart njëra-tjetrën”, është shprehur Hannah. /Telegrafi/