Tom Hanks ka folur sërish për sëmundjen e tij dhe ashtu siç di të jetë ai, i sinqertë me veten, ka rrëfyer se “vuan nga diabeti sepse është një idiot”.
“Jam pjesë e një brezi amerikanësh dembelë, që përtonim edhe të ngriheshim e të kërcenim në ndonjë koncert e festë ku merrnim pjesë”, ka thënë ai për Radio Times.
Aktori u diagnostikua në vitin 2013 me diabet të tipit 2, transmeton TCH.
“Më keni parë në rolet e mia të para besoj. Kam qenë shumë i shëndoshë dhe një idiot total!”, ka shtuar ai duke theksuar se ka menduar se mund të dobësohej nëse hiqte një pjesë të ushqimit të shpejtë.
Rrëfimin e tij, Hanks e bëri si pjesë të një fushate ndërgjegjësimi për brezin e ri për një jetë më aktive dhe një dietë më të shëndetshme.