Telegrafi

Hank Tank, qeni që peshon 75 kilogram (Video)

Kary Whitman është pronarja e qenit e cila thotë që ndonjëherë e bënë të dyshimit nëse mendja e njeriut është e vendosur në qenin e saj.

“Është e pabesueshme mënyra se si mund të menaxhojë secilin veprim të tij. Ka katër vite që jeton së bashku me mua. Sjelljet e tij janë të mbresëlënëse dhe kanë arritur që të befasojnë shumë njerëz”, ka theksuar Kary.

Hank me peshën e tij ka arritur që të bëhet i njohur, mirëpo pjesa që e veçon janë sjelljet si të një njeriu . Ai di të realizojë të gjitha aktivitet të nevojshme për të.

Në shtëpinë e tyre në Kaliforni, Kary është kujdesur që me dieta të shumta të zbresë peshë e qenit të saj Hank. Mirëpo për qenin çdo ushtrim është i mërzitshëm, por edhe si rezultat i njërës këmbë të lënduar atij i është kufizuar nga mjekët që të ushtrojë.

“Deri vonë nuk ka pasur problem më shëndetin dhe tani jam duke e përcjellë me një dieta të ndryshme. Mërzitem kur e shoh se pesha e tij është duke ndikuar që gjatë gjithë kohës të qëndrojë në një vend”, ka thënë Kary.

Mirëp,o tash qeni gjigantë çdo ditë kalon me dieta të rrepta vetëm me perime dhe sasi të caktuar të mishit.

Por asgjë nuk e pengon që inteligjenca e tij të lë të habitur me mijëra njerëz ka thënë Kary. /RTV Dukagjini/ Telegrafi/