Komuna e Gostivarit me një akademi solemne të mbajtur në Pallatin e Kulturës dje ka shpallur qytetare nderi Hanife Sejfulla Reçani, veterane e këngës së bukur burimore shqipe, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta ka thënë ”Kontributi i Hanife Sejfulla Reçanit ka qenë i jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave artistike, prandaj Hanifja mban epitetin e bilbilit të këngës së bukur shqipe. ” tha mes tjerash Bejta./Telegrafi/