A mund të ndikojmë vërtet në seksin e foshnjës nëpërmjet dietës?
Nëse dikush do të dinte si të siguronte gjininë e fëmijës së tij, me siguri do të bëhej milioner deri tani.
Megjithatë, për ata që duan të provojnë ndonjë teori, ekziston një studim interesant, transmeton Telegrafi.
Një studim i kryer në Oksford tregon se një dietë me kalori të lartë me një mëngjes të rregullt mund të rrisë shanset për të pasur një djalë.
Studimi janë bërë në 740 gra që kanë qenë shtatzëna për herë të parë. Ato janë pyetur se si kanë ngrënë në fillim të shtatzënisë.
56 për qind e nënave të ardhshme me marrjen më të lartë të kalorive gjatë ngjizjes mbanin një djalë, në krahasim me një mostër të atyre 45 që kishin një shqim me kalori më të ulët.
Gratë që kanë lindur djem kanë konsumuar mesatarisht 2.414 kalori në ditë, ndërsa nënat e vajzave rreth 2.283 kalori.
Ky, natyrisht, nuk duhet të jetë një tregues i vërtetë ose një përfundim konkret, por mund të jetë një konkluzion interesant deri te i cili ka arritur hulumtimi.
/Telegrafi/