Site icon Telegrafi

Hani kastravecë sa ma shpesh që mundeni! Nuk do të besoni çfarë efekte shëruese ka

Studime të shumta tregojnë se përbërësit e kastravecit janë shumë të mirë për luftimin e disa llojeve të kancerit

Gjithashtu, kastravecët e përmirësojnë gjendjen e flokëve, lëkurës dhe ndihmojnë në heqjen e të gjitha toksinave të trupit.

Krejt çfarë duhet të bëni për t’i pasur këto përfitime shëndetësore të kastravecit, është të shtoni kastravecin në ushqimin tuaj, transmeton Telegrafi.

Kastraveci i eliminon toksinat dhe e hidraton trupin

Siç e dinë shumë njerëz, 95 për qind e kastravecit është ujë. Kastraveci gjithashtu është i pasur me shumë vitamina dhe kësisoj e mbush trupin me vitaminat thelbësore.

Shumica e vitaminës C që e ka kastraveci, gjendet në lëvoren e kastravecit, prandaj nutricistët rekomandojnë ta konsumoni bashkë me lëvore.

Sistem më i mirë i tretjes

Konsumimi i kastravecit çdo ditë e përmirëson shëndetin e përgjithshëm. Gjithashtu, kastraveci është i pasur me ujë dhe fibra.

istockphoto

Lexo po ashtu Sallata shëruese me kastravecë dhe hudhra, nuk do t’i besoni efektet shëndetësore...

Një ndër përfitimet më të vlefshme të kastravecit është se përmban sasi të madhe të vitaminës B dhe trupit i duhet kjo vitaminë çdo ditë.

Prandaj, konsumoni kastravecë për ta furnizuar trupin me këtë vitaminë.

Parandalon erën e keqe të gojës

Thjesht e preni një copë të kastravecit, e vendosni në gojë dhe e mbani për një minutë.

Për shkak se kastraveci ka veti antibakteriale dhe këto veti i vrasin të gjitha bakteret që janë përgjegjëse për erën e keqe të gojës, ju do të vëreni se brenda pak minutave do t’ju hiqet era e keqe e gojës. /Telegrafi/

Exit mobile version