Telegrafi

Hani i Elezit, konfiskohet 1 kilogram ari

Në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit, Oficeret Doganor kanë parandaluar sasi të konsiderushme të arit gjatë një tentim kontrabandimi.

 “Automjeti i markës Hundai me targa te Shkupit është ndalur nga oficeret doganor per nje kontroll rutinore. Pasi eshte pyetur se mos kishte diqka per të deklaruar, personi ne fjalë, është pergjegjur qe nuk ka asgje.

Me pas oficeret filluan kontroll me detale të automjetit dhe udhetarit, ku ne pallton e tij zbuluan se kishte të fshehur sasi të arit”, thuhet në një komunikatë. Sasia e arit te zbuluar ishte afro 1 kilogram.

E tërë sasia e zbuluar [sht[ konfiskuar, ndërsa rasti do t’i nenshtrohet procedures se kundervajtjës doganore