Të shijshme e të bukura për t’u parë. Janë këto dradhëzat, të cila kanë dobi edhe në shëndet.
Duke qenë se përmban antioksidantë, ky frutë ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve si diabeti, kanceri, sëmundjet e zemrës. Por jo vetëm, ja cilat janë disa nga përfitimet që na sjellin dredhëzat:
Pastrojnë organizmin
Dredhëzat janë të pasura me vitamina C, jo vetëm se ndihmojnë në pastrimin e organizmit, por edhe në mposhtjen e lodhjes pranverore. Një gotë me dredhëza përmban 45 kalori dhe lirisht mund t’i konsumoni, pa pasur frikë se shtoni në peshë,
Parandalojnë një sërë sëmundjesh
Një studim i realizuar nga Universiteti Politeknik në Spanjë, zbuloi se të hash gjysmë kilogrami dredhëz në ditë, automatikisht luftoni veprimin e radikaleve të lira dhe mbani trupin të shëndetshëm dhe në formë. Dredhëzat janë të dobishme edhe për trurin tonë, veçanërisht për kujtesën, falë acidit folik që parandalon dementian dhe alizemrën.
Na bëjnë më të bukur
Dredhëzat nuk janë vetëm të bukura për t’u parë, por gjithashtu mund të na bëjnë edhe neve të dukemi më të bukur. Falë vitaminave C, A, B1 dhe B2, ato rigjenerojnë lëkurën, parandalojnë formimin e rrudhave si dhe stimulojnë prodhimin e kolagjenit. Mund të bëni një maskë me luleshtrydhe për fytyrën tuaj ose ta hani atë së bashku me kos.
Mbajnë trupin në formë
Dredhëzat përmbajnë shumë pak kalori dhe janë absolutisht dietike. Ky frutë djeg kaloritë, ndihmon për zhdukjen e celulitit dhe nxit metabolizmin e qelizave. Dredhëzat po ashtu përmbajnë fibra që parandalojnë kapsllëkun.