Telegrafi

Hani dhe pini produktet

“Bizneset kanë kërkuar që java e biznesit të behët së paku dy herë në vit, por një organizim i tillë shumë i madh dhe me një kosto shumë të lartë nuk mund të bëhet, prandaj rezultatet e javës së biznesit në vitet e kaluara kanë qenë shumë të dukshme ku prodhuesit kanë deklaruar së gjatë javës kanë pasur shitje të prodhimeve vendore deri 30 % më shumë”, ka thënë Shahini.

Të gjithë anketat që AKB-ja i ka realizuar kanë dal se vetëdija e konsumatorit duhet të jetë me e lartë dhe bizneset duhet të kenë një marketing me agresiv në ënyrë që të jenë me të vëmendshëm dhe që të jenë gjithmonë afër konsumatorit.

Aktiviteti i javës së biznesit, sipas Shahinit do të filloj më 5 nëntor dhe do të përfundoj më 21 nëntor. Ky aktivitet do të filloj me hapjen solemne që do të behët në Hotel Grand në Prishtinë, pastaj në Pejë, Prizren, Shtime, Lipjan, Therandë, Ferizaj, dhe do të mbyllet në Prishtinë.

Po ashtu Shahini ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Institutin Riinvest, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) si dhe Universitetin e Biznesit dhe Teknologjisë (UBT) do të organizojnë konferencën me temë “Si të zhvillohen dhe Afirmohen Prodhimet dhe Shërbimet Kosovare”.

“Në këtë organizm do të diskutohen problemi dhe identifikimi i pengesave me të cilat po ballafaqohen prodhuesit vendor, mungesa e mbështetjes se prodhuesve vendor dhe ofruesve të shërbimeve, konkurrenca jolojale e importeve si dhe probleme tjera”, ka pohuar ai. /Telegrafi/