Telegrafi

Hangoveri sjell Tomorrowlandin në Kosovë më 22 korrik me dy DJ botëror (Foto)

Hangover club më 22 korrik do të sjellë në Kosovë përjetimin unik të festivalit më të madh në botë, Tomorrowland, me dy artistët me famë botërore, Sunnery James dhe Ryan Marciano.

Tashmë një nga klubet më prestigjioze në Kosovë ka konfirmuar mbrëmjen e 22 korrikut si natën më të rëndësishme të muzikës elektronike për këtë verë në vendin tonë.

Tashmë Hangover ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë mbrëmje speciale, ku Sunnery James dhe Ryan Marciano kanë konfirmuar se menjëherë pas Tomorrowlandit në Belgjikë do të zbarkojnë në Gjakovë.

Gjakova kështu falë Hangoverit bëhet edhe një herë kryeqendra e jetës së natës në vendin tonë.

Telegrafi Events do të ndajë 30 bileta falas për këtë ngjarje teksa do t’iu njoftojë për më të rejat rreth kësaj ngjarje të madhe muzikore.

Konfirmoni pjesëmarrjen duke klikuar këtu. /Telegrafi/