Klubi i vetëm i natës në ambient të hapur në Kosovë, Hangover Club, këtë verë po e feston pesë vjetorin dhe me këtë rast ka konfirmuar se po shndërrohet në Hangover Land.
Si një koncept më i gjerë, Hangover Land në Gjakovë pritet të ofrojë një dimension të ri të jetës së natës, nën ndriçimin e yjeve.
Me ambiente të ndryshuara me shije, Hangover Land konfirmon primatin si një prej klubeve më atraktive në vend, e i vetmi dhe më i madhi në ambient të hapur.
Më 6 korrik është konfirmuar hapja e Hangover Land në Gjakovë, ku në hapje pritet të performojën superyjet Dafina Zeqiri dhe Butrint Imeri, shoqëruar edhe nga artistë të tjerë që do të jenë në mbrëmjen e parë madhështore.
Ndër emra tjerë që do të performojnë gjatë verës nga skena vendore dhe ndërkombëtare janë edhe Ledri Vula, Azet, Mero, Eno, Dardani, Mozzik, Loredana e shumë e shumë artistë të tjerë.
Kujtojmë se vitin e kaluar performanca e Azet në Hangover shënoi rekord bashkë me atë të Ledrit, ku afro gjashtë mijë ishin të pranishëm, ndërsa eksperienca e veçantë nën ambient të hapur nën ndriçimin e yjeve do të vazhdojë edhe këtë verë.