Telegrafi

Hangari i helikopterëve mbushet me shkumën për fikjen e zjarrit, si pjesë e simulimit testues (Video)

Baza ajrore ushtarake e ndërtuar në Pennsylvani të Shteteve të Bashkuara, që do të shërbejë si strehë për tetë helikopter, është mbushur me shkumën për fikjen e zjarrit.

Megjithëse nuk kishte ndezje, ka nisur të zbrazet materia për shuarje, si pjesë e simulimit testues për të kontrolluar nëse gjithçka është në rregull, transmeton Telegrafi.

Sikur ky hangar të përfshihej nga flakët, pasojat do të ishin shumë të mëdha meqë aty do të vendosen disa nga helikopterët më të avancuar që kushtuan shumë shtrenjtë.

Kjo teknologji që ka dalë të jetë shumë efikase, është pëlqyer shumë nga shikuesit në internet.

“Më duket sikur të jetë një aheng me shkumë, vetëm se jo në plazh, por në një magazinë të zbrazët”, është një ka komentet që ka marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/