Shoqata “Ardhmëria” nga Suedia i ka dhuruar HANDIKOS-it të Mitrovicës 26 karroca, 18 shëtitore lëvizëse, nëntë paterica dhe disa komplete pampersa për persona me aftësi të kufizuar.
Drejtoresha e HANDIKOS-it, Merita Hasani, falënderoi shumë përfaqësuesin e “Ardhmërisë” nga Suedia, Sabri Mehmeti, falë të cilit janë mbledhur këto ndihma për t’iu dorëzua atyre që kanë nevojë në komunën e Mitrovicës.
Në pranim-dorëzimin e karrocave mori pjesë edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i cili ato ua ndau disa personave që ishin përzgjedhur dhe që ndodheshin aty, njofton komunikata.
Ai falënderoi bashkëqytetarin Mehmeti për kontributin që ka dhënë në kuadër të “Ardhmërisë”, për sigurimin e këtyre ndihmave për persona me nevoja të veçanta ën komunën e Mitrovicës.
Përfaqësuesi i “Ardhmërisë”, Sabri Mehmeti, tha se në sigurimin e këtij donacioni kanë kontribuar shumë persona, që i falënderoi shumë.