Serdar Ortaç konsiderohet si një ndër këngëtaret më të suksesshëm të botës së industrisë muzikore turke.
Ai pas vete ka lënë shumë hite dhe këngë që kanë bërë nam edhe te shqiptarët, por duket se nuk qëndron mirë në aspektin financiar.
Këngëtari ditë më parë deklaroi se më nuk fitohet si dikur pasi që koncertet janë të rralla si dhe pothuajse askush nuk po blen albume muzikore, kjo ka bërë që të ketë probleme me para.
Por, kolegia e tij, Hande Yener ka treguar një storie tjetër duke thënë se artisti pëlqen të shpenzojë paratë në lojërat e fatit.
“Serdar pëlqen të harxhoj paratë në kazino”, tha shkurtimisht këngëtarja para medieve turke.
Ndryshe, Ortaç njihet për një numër të madh të hiteve duke përfshirë edhe “Karabiberim”. /Telegrafi/