Aktori i njohur, Tolgahan Sayisman, i cili te ne njihet për rolin e ‘Çenarit’, ka bërë të ditur se do të luajë në një serial të ri.
Ylli turk, i cili është ndër aktorët më të pëlqyer në Turqi, dhe më gjerë, do të luajë krah aktores Hande Ercel, shkruan rtv21.tv.
Këtë e ka bërë të ditur vet aktori përmes një fotografie të postuar në profilin e tij në Instagram.
Derisa Tolgahan ka luajtur shumë role dhe është veçuar me atë të ‘Çenarit’, Hande te shqiptarët njihet me rolin e ‘Hayatit’ te seriali “Dashuria nuk njeh fjalë” (“Ask Laftan Anlamaz”).
Kujtojmë se Sayisman është i martuar me modelen dhe aktoren shqiptare, Almeda Abazi.