Interit e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Lazios me rezultat 1-0.
Ndeshja po del të jetë e fortë dhe më shumë raste nga të dyja palët.
Ishte Danilo D’Ambrosio që shënoi për 1-0 në minutën e 23-të pas një aksioni të bukur.
Por në pjesën e parë heroi i Interit ishte Samir Handanovic që bëri dy pritje të jashtëzakonshme.
#handanovic 2nd save tonight #InterLazio pic.twitter.com/RvGZ0lWevl
— FC INTER MILANO 96 ⭐⭐ (@FCinter1996) September 25, 2019
Madje e para ishte ndër më të bukurat që është parë deri më tani, kur e ndali gjuajtjen e Joaquin Correas në minutën e 35-të.
Lazio kishte rast shumë të mirë edhe në minutën e 45 me Bastos, por në portë ishte sërish Handanovic.
https://twitter.com/strivesport/status/1176947785549123584
Në bazë të rasteve pritet që pjesa e dytë të jetë e zjarrtë. /Telegrafi/