Site icon Telegrafi

Handanovic tregon gëzimin më të madh në karrierë, flet edhe për Donnarumman

Portieri i Interit, Samir Handanovic, në një intervistë për TuttoSport ka folur për shumë gjëra.

Slloveni ka treguar se kush ishte gëzimi i tij më i madh në futboll, mendimi i tij për Gianluigi Donnarumma dhe për modelin që ai ka ndjekur.

“Kriza jonë? Të gjithë kanë krizat e tyre. Neve na ka ndodhur në janar pasi kishte shumë ndeshje. Piket e humbura na kanë masakruar, ndoshta në atë periudhë ne kënaqeshim edhe kur barazonim ndonjë ndeshje”.

“Juventusi dhe Napoli kanë treguar se ata kanë diçka më shumë se ne. Por, mos harroni ne kemi 13 lojtarë të rijnë në ekip”.

“Gëzimi me i madh në futboll? Kur jemi kualifikuar në Botëror me Slloveninë, sepse atë nuk e priste askush”.

“Pse për ju portierët është e vështire ta fitoni Topin e Arte? Për shkak të rolit. Portieri mbron, por të gjithë shikojnë sulmuesit. Një portier duhet të bëjë tre pritje te rëndësishme në ndeshje, por ndoshta as kjo nuk mjafton”.

“Donnarumma? Ai ka kaluar nga të rinjtë në skuadrën e parë dhe kjo është një tregues se ai është portier i fortë”.

‘Modeli juaj? Peter Schmieichel”, ka thënë Handanovic për Tuttosport. /Telegrafi/

Exit mobile version