Telegrafi

Handanovic pritet t’i kthehet Interit ndaj Napolit në Kupën e Italisë

Portieri i Interit, Samir Handanovic pritet të jetë i aftë të rikthehet kundër Napolit në Coppa Italia, duke synuar t’i japë fund thatësirës së tij të trofeve me fanellën e Nerazzurrëve.

Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, slloveni është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i fundit dhe do të kthehet mes shkopinjve kur të rifillojë futbolli.

Interi u përpoq të përballonte situatën pa 35-vjeçarin, pasi Daniele Padelli nuk arriti të bindte gjatë gjashtë ndeshjeve të tij në portë këtë sezon.

Lexo po ashtu Handanovic dhe Inter kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës

Italiani mbajti dy herë portën e paprekur në gjashtë ndeshjet e tij në të gjitha garat, por Handanovic raportohet se ka pranuar të zgjasë marrëveshjen e tij me Interin dhe Ionut Radu duket se është gati për një rikthim nga Parma këtë verë.

Gazeta pretendon se Handanovic është i gatshëm të kthehet kur Interi të luajë ndaj Napolit në San Paolo, për të ndihmuar Nerazzurrët të kthehen nga humbja 1-0 e ndeshjes së parë në Giuseppe Meazza, duke synuar të fitojë përfundimisht trofeun e tij të parë.

Handanovic mbajti shtatë herë portën e paprekur dhe pranoi 20 gola në 22 ndeshjet e tij në Serie A para pushimit. /Telegrafi/