Portieri Samir Handanovic nuk do të luajë në sfidën që Interi zhvillon sonte ndaj Palermos.
Ndeshja që zhvillohet në mbrëmje nga ora 20:45 e sheh Interin në nevojë të patjetërsueshme për fitore.
Handanovic nuk ka arritur që të jetë i gatshëm për ndeshje për shkak të gripit.
Ai është larguar nga kampi stërvitor dhe Juan Pablo Carrizo do të jetë në portë sonte.
Për Carrizon do të jetë ndeshja e dytë radhazi pasi mbajti portën të paprekur në super duelin ndaj Juventusit. /Telegrafi/