Samir Handanovic ka pranuar se Interi nuk pati një ditë të mirë, mirëpo mendon se tri pikët janë më të mira pikërisht për këtë arsye, pasi skuadra vuajti shumë.
Nerazzurrët fituan me rezultat 1-0 në udhëtimin e vështirë te Bologna, ndërsa Gabigol u inkuadrua nga banka rezervë për t’ua sjellë fitoren në fund të takimit.
“Gjithmonë janë të vlefshme tri pikët, por duket se këto janë më të vlefshme, pasi nuk ishim të mprehtë si zakonisht”.
“Të gjithë e kuptuam këtë, prandaj e festuam me shumë pasion, sepse e dinim se nuk ishte një ditë e mirë”.
“Pas kaq shumë ndeshjesh, mund ta kesh një ditë jo të mirë, gjëra të këtilla ndodhin. Prandaj, kjo fitore është akoma më e rëndësishme”, ka deklaruar portieri për Sky Sport Italia. /Telegrafi/