Site icon Telegrafi

Handanovic: Mezi po pres ndeshjet në LK, duhet të jemi të bashkuar

Samir Handanovic gjatë ndeshjes mes Interit dhe Milanit në TIM Cup (Foto: Getty Images)

Portieri i Interit, Samir Handanvoci, ka thënë se mezi po pret ndeshjet në Ligën e Kamionëve.

Slloveni i ka kërkuar bashkëlojtarëve që të përkrahin njëri-tjetrin pasi vetëm kështu mund të arrihen sukseset.

“Ndeshjet në LK me Barcelonën, Tottenhamin dhe PSV ndihmesë për t’u rritur? E gjithë puna në vitin e kaluar ishte për të pasur angazhime të tilla”.

Samir Handanovic gjatë një dueli në ajër kundër Chievos (Foto: Getty Images)

“Mezi po pres t’i luaj këto ndeshje, por fillimisht është kampionati dhe dua të bëjë mirë. Forca e grupit ka rëndësi pasi me gjithë këto ndeshje ka hapësirë për të gjithë”.

“Duhet të jemi të bashkuar, duhet të përkrahim njëri-tjetrin”, ka thënë Handanovic për mikrofonat e Inter TV.

Lexo po ashtu Skriniar: Nuk mund të pres të përballem me Messin dhe Ronaldon

Në tri xhirot e para në Serie A skuadra e Luciano Spalletit ka një fitore, një barazim dhe një humbje.

Ndeshja e tyre e ardhshme në kampionatin italian është kundër Paramas, ndërsa në aventurën në LK do ta fillojnë kundër Tottenhamit. /Telegrafi/

Exit mobile version