Telegrafi

Handanovic: Interi të zhbllokohet në kokë

Samir Handanovic ka thënë se Interi ka bllokim psikik dhe nuk duhet të bëjë gabimin që vitin e shkuar e kishin bërë Lazio duke u eliminuar nga Sparta Praga. 

Inter pësoi një humbje prej 2-0 në shtëpi nga Hapoel Be’er Sheva në Ligën e Evropës.

“Ne nuk po futemi në ndeshje me disavanazhe teknike, por edhe mentale. Duhet të futemi në fushë me qasje tjetër”.

“Jemi duke i rritur dhe duke u përmirësuar.  Në çdo ndeshje po tregohemi më të mirë dhe kundër Spartas nuk do të jetë e lehtë. Nuk duhet ta bëjmë gabimin e njëjtë që e bëri Lazio sezonin e shkuar duke u eliminuar nga kjo skuadër”, ka thënë portieri Samir Handanovic. /Telegrafi/