Telegrafi

Handanovic flet për ndeshjet parapërgatitore të Interit

Portieri i Interit, Samir Handanovic insiston se është më mirë për të luajtur me ekipet më të mira në përgatitjet para-sezonale.

Nerazzurrët përballen me skuadrën e Paris Saint-Germain, Tottenham Hotspur dhe Bayern Munich në javët e ardhshme dhe reprezentuesi slloven është i lumtur të përballet me kundërshtar nga shtresat e larta.

“Sinqerisht, unë gjithmonë preferojë të luajë kundër kundërshtarëve të vërtetë dhe të fortë. Me pak fjalë, kundër ekipeve më të mira, kështu që ju mund të masni veten kundër tyre dhe të përmirësoheni”, deklaroi Handanovic për Inter Channel, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu A i ka rënë Handanovic pishman që është transferuar te Interi?

“Mendoj se është një turp të mos kemi të gjithë lojtarët në dispozicion, por kjo ndodh për çdo ekip. Ne shpresojmë që së shpejti të jenë sa më të kompletuar”.

“Fillimi nuk është i lehtë asnjëherë, por një herë punoni, pastaj mësoheni për të punuar dhe çdo gjë është normale përsëri”, përfundoi portieri i Interit. /Telegrafi/