Site icon Telegrafi

Handanovic: E rëndësishme që nuk humbëm, jemi të fortë

Njeriu i ndeshjes në derbin e Italisë, Samir Handanovic, u shpreh i kënaqur me barazimin pa gola ndaj Juventusit.

Handanovic bëri një seri pritjesh spektakolare duke mohuar Juventusin që të shënojë gol për herë të parë në shtëpi pas 44 ndeshjeve.

Dhe, portieri u shpreh se me rëndësi ishte që zikaltrit të mos pësonin humbje.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Juventus 0-0 Inter, Handa më i miri

“Gota gjysmë e mbushur apo e zbrazët? Unë nuk e di se si ta shoh këtë, pasi ishte me rëndësi që morëm këtë pikë, barazuam në duelin kokë më kokë dhe ishte me rëndësi të mos pësonim humbje”.

“Kemi mundur të bënim më shumë. Pjesa e parë ishte më e mirë, por në pjesën e dytë ata ishin më të mirë pasi ne humbëm shumë topa”.

“Ata luajtën më mirë në pjesën e dytë, por edhe ne kemi mundur të bëjmë më shumë”.

“Ata kanë fituar shumë në vitet e fundit dhe tash janë ekipi më i kompletuar. Ishte me rëndësi që nuk humbëm, jemi ekip i fortë dhe kjo vlen”, u shpreh Handanovic.

/Telegrafi/

Exit mobile version