Site icon Telegrafi

Handanovic dhe Inter kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës

Interi ka arritur marrëveshje me portierin Samir Handanovic për zgjatje të kontratës.

Marrëveshja aktuale e Sllovenisë skadon verën e ardhshme, ki kishte shkaktuar shqetësim në mesin e tifozëve të Interit, por marrëveshja do të rinovohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Corriere dello Sport shkruan se palët tashmë kanë arritur marrëveshje mes tyre.

 

Sipas gazetës ai do të jetë me klubin edhe për një kohë, ku pritet ta thyejë edhe rekordin e Walter Zenga me 328 ndeshje në Serie A.

Nëse sezoni rifillon Handanovic mbetet zgjedhja e parë në San Siro, por ai pritet të jetë numër një edhe në sezonin e ardhshëm.

Ai aktualisht ka 279 ndeshje për Nerazzurri në Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version