Site icon Telegrafi

Handanovic afër blindimit nga Interi

Handanovic ka shpëtuar shumë herë Interin në këtë sezon!

Samir Handanovic pritet të nënshkruajë një kontratë të re me Interin deri në qershor të vitit 2021, duke fituar tre milionë euro për sezon.

Sipas mediumeve La Gazzetta dello Sport dhe FcInterNews, ka vetëm disa detaje të vogla që duhet të finalizohen përpara se marrëveshja të zyrtarizohet.

Kontrata për Handanovicin do të jetë deri në vitit 2021, ndërsa portieri slloven do të përfitoj tre milionë euro në sezon.

Lexo po ashtu Gjigantët anglezë kërkojnë Handanovicin, por slloveni është drejt rinovimit

Nëse ai qëndron deri në fund të kontratës së tij, Handanovic do të bëhet portieri i katërt që ka qëndruar më gjatë në historinë e zikaltërve.

Reprezentuesi 33-vjeçar i Sllovenisë ka qenë në San Siro që nga viti 2012, ndërsa praktikisht e ka kaluar gjithë karrierën e tij në Itali.

Handanovic po tregon formë të lartë në ndeshjet e para të Serie A

Handanovic mbërriti në Udinese në vitin 2004, ndërsa kaloi kohë si i huazuar edhe në skuadra tjera si Treviso, Lazio dhe Rimini.

Ndryshe, Handanovic është duke treguar formë të lartë në këtë fillim sezoni me Nerazzurrët, pasi nga pesë ndeshjet e para të Serie A ka pranuar vetëm dy gola. /Telegrafi/

Exit mobile version