Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në Sarajevë, në mesin e rreth 250 nominimeve këtë vit, ka zgjedhur Hana Qerimi si ‘Gruaja e re Sipërmarrëse e Ballkanit Perëndimor’ dhe një nga gratë sipërmarrëse të vitit 2023, për kontributin e saj në ndërmarrësi dhe inovacion përmes Shkollës Digjitale dhe StarLabs.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të “Shkolla Digjitale”, bëhet e ditur se Hana Qerimi vazhdon të vlerësohet për ndikimin e saj në fushën e TIK, duke udhëhequr në zhvillimin e inovacionit në rajonin e Ballkanit dhe jo vetëm.
Ndërkaq, siç thuhet në njoftim juria vlerësuese e kësaj gare ishin: Andriola Kambo, drejtoreshë ekzekutive në Union of Albanian Municipalities, Brankica Rakovic, kryeredaktore e revistës Lola dhe pronare e agjencisë së marketingut digjital Dot Media, Shqipe Breznica, drejtoreshë vendore në Hilfe zur Selbsthilfe e.V, Branimir Zugic, bashkëthemelues dhe drejtor i Programit, Industries Creative dhe Media Forum Kotor, Zagorka Blazevska, CEO Vita Nova dhe Jelena Mihajloviq-Tanasijevic, shefe e Departamentit për Zhvillim Ekonomik Lokal, Asociacioni i Autoriteteve Lokale në Serbi. /Telegrafi/