Regjisorja, modelja dhe autorja e njohur me prejardhje shqiptare, Hana Noka, përgjatë këtyre viteve ka arritur suksese të mëdha në profesionet e fushat që ka përzgjedhur.
Ajo në vitin 2020 për librin e saj të quajtur “Besa PO” është shpërblyer me çmimin “Beverly Hills Book Awards”, të cilin deklaroi se do t’ia dhurojë Biblotekës Kombëtare në Prishtinë si simbolikë për vajzat e reja – për t’ua përcjellë mesazhin se çdo gjë është e mundur.
Artistja ka mbajtur premtimin dhe pas dy vitesh për shkak të pandemisë së coronavirusit është rikthyer në Kosovë për të dhuruar çmimin.
Në një postim të ndarë në rrjete sociale, ajo tregon se është mirëpritur nga drejtori Fazli Gajraku.
“Në vitin 2020, romani im ‘Besa Po’ është përzgjedhur si fitues i edicionit të tetë të ‘Beverly Hills International Book Awards’ në kategorinë e trillimeve historike”.
“Dje, pata kënaqësinë t’i dhuroja Çmimin tim Bibliotekës Kombëtare të Kosovës (NLK) siç premtova kur mora çmimin si një frymëzim për gjeneratat e reja. Falënderimet e mia të sinqerta i drejtohen z. Fazli Gajraku, drejtorit të NLK-së”, ka thënë Noka.
Hana ndërkaq është zhvendosur prej vitesh në Los Angeles dhe tani ka zënë një vend tejet të veçantë në Hollywood. /Telegrafi/