Site icon Telegrafi

Hana Cakuli lind binjake

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Hana Cakuli është bërë nënë e dy vajzave. Këtë e ka njoftuar për Kolona.al ajo, ku ka treguar se këtë bekim e morri qysh me 25 tetor të vitit 2015.

“Kam lindë 2 vajza binjake qysh më 25 tetor 2015. E kam mbajt sekret deri tash pasi që nuk kam pas dëshirë që të flitet shumë nëpër media”, ka treguar Hana.

Këngëtarja ulqinake, e cila për vite jetoi dhe studioi në Prishtinë, vajzat ka vendosur t’i quaj Elena dhe Dorela.  Ajo gjithashtu ka treguar se të voglat e saj nuk ngjajnë me njëra tjetrën. “Nuk janë identike. Do të thotë janë 2 vezorësh”, ka treguar tutje nënë Hana.

“Është bekim i dyfishtë, por edhe angazhim i dyfishtë në kujdes”, është shprehur ajo.

Lindja është bërë në Munih, aty ku Hana bashkë me bashkëshortin e saj ulqinak/prishtinas, ka kohë që jeton. Ndryshe këngëtarja është martuar me 2 korrik 2014, ku dashurinë e saj e ka kurorëzuar me tri ceremoni martesore, në Prishtinë, Ulqin e Munih.

Exit mobile version