Site icon Telegrafi

Han: Mbështesim nismat për dialog

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Johanes Han, përshëndet letrën e hapur që kryeministri Edi Rama i dërgoi sot kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në “Twitter”, zyrtari i lartë evropian thotë se mbështet të gjitha nismat për dialog politik në të mirë të vendit.

“Letra e hapur e kryeministrit Edi Rama. Mbështes plotësisht të gjitha nismat për dialog politik në interes të vendit dhe të qytetarëve të Shqipërisë”, shkruan Han. /Telegrafi/

Exit mobile version