Site icon Telegrafi

Han i Elezit, dyshohet për dy të vdekur gjatë punës në SharrCem

Sipas njoftimeve më të fundit nga vendi i ngjarjes, zjarrfikësit dhe policia kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat tre persona, të cilët kanë pësuar lëndime në fabrikën SharrCem në Han të Elezit, derisa janë duke vazhduar përpjekjet për nxjerrjen edhe të personit të katërt, i cili dyshohet se ka vdekur.

Koha raporton se incidenti tragjik është shkaktuar kur disa punëtorë të një kompanie të kontraktuar nga SharrCemi ishin duke prishur një furrë të vjetër të fabrikës. Dhe derisa ata e bënë këtë punë, furra është shembur duke zënë ata nën të.

Exit mobile version