Site icon Telegrafi

Han gjarpinj të gjallë me birrë

41-vjeçari, Wen Xide, nga fshati Wangzhuang i provincës Zhumadian, thotë se ka ngrënë gjarpinj të gjallë për 10 vjet rresht.

Ai kishte filluar me të parin kur kishte vënë bast me miqtë e tij për një pako cigare.

"Që prej atëherë jam bërë i varur në ngrënien e gjarpinjve të gjallë", ka thënë ai.

Wen ia ka demonstruar vesin e tij një gazetari të së përditshmes “Oriental Today” duke ngrënë dy gjarpinj të gjallë së bashku me një shishe birrë.

"Kundërmojnë pak, por janë shumë të shijshëm", ka pohuar ai – edhe pse fshatarët të cilët po shikonin atë rrëqetheshin derisa dy filluan të vjellin aty për aty.

Wen thotë se edhe djali i tij po ndjekë hapat e tij pasi që ka ngrënë tetë gjarpinj të gjallë këtë vit.

Exit mobile version