Site icon Telegrafi

Hamza zotohet: Nëse s’i rriti pagat për 50 për qind, jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka thënë se pagat në sektorit publik do rriten për 50 për qind dhe është zotuar para qytetarëve të Kosovës se nëse nuk i realizon këto premtime do të jap dorëheqje nga pozita e shefit të ekzkutivit.

Hamza ka thënë se kur e bënë një premtim e llogarit deri në detajin publike.

“Shumë matëm kur premtoj e kalkuloj deri në detajin e fundit po kur e them fjalën publike për mua është kontratë me qytetarin edhe i rri fjalës mbrapa i kam nejt edhe atëherë kam thënë 50 për qind. Njëherë është rritë 50 për qind dhe janë rritë prapë edhe tash po them 50 për qind”, ka thënë ai në Klan Kosova .

Hamza është zotuar se nëse rrogat dhe pensionet nuk rritet ashtu siç ka premtuar në fushatën zgjedhore do të jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit me 31 dhjetor të vitit 2025-të.

“Edhe po themë në vitin e parë të mandatit në muajt e parë të qeverisjes nëse nuk ndodhë publikisht e kam thënë ju sigurojë dhe iu garantojë se kështu ndodhë. Viti i dytë nuk më nxëni kryeministër në qeveri. Jap dorëheqje sigurisht nëse nuk e përmbushi premtimin”.

“Unë në vitin 2026-të po ta jap fjalën dhe po të garantoj po të sigurojë ty dhe të gjithë qytetarët e Kosovës 50 për qind që nuk rriten pagat edhe pensionet qysh kam thënë me 1 janar nuk e pres 1 janarin, por 31 dhjetor në natën e Vitit të Ri unë nuk jam kryeministër”, ka thënë Hamza.

Hamza ka folur edhe për rritjen e pensioneve për 70 për qind.

Ai ka thënë te pensionistët janë njerëzit më nevojë dhe nuk janë në gjendje me punua.

“Për fatin tonë ka ndodhur një prerje dhe ka ndodhur një ndryshim total i sistemit pensional të Kosovës. Te ne nuk është sistemi që paguan gjenerata për gjeneratë. Tek ne pensionet duhet me u rregulluar dhe me u bë një kod pensional. Ne kemi shume skena dhe laramani dhe shumë probleme qe duhen me u zgjidhë”, ka thënë Hamza.

Hamza ka kritikuar shefin ekzekutivit për rritjen e pensioneve në fund të mandatit.

“Mirë që janë rrit po pse në fund të mandatit, pse tre muajt e fundit dhe pse kaq pak pse veç 20 euro”, tha ai.

Hamza ka treguar se pensionet do të rriten për 70 për qind në të njëjtën kohë me rritjen e pagës.

“Prandaj ata kanë nevojë më së shumti dhe aty kam premtuar rritje të pensioneve për 70 për qind për shkak të bazës së ultë dhe kjo ka me ndodhë të njëjtën kohë me kur ka me ndodhe me rritjen e pagave”, tha ai.

Sërish Hamza është zotuar se nëse nuk rriten pensionet për 70 për qind do të jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit.

Exit mobile version