Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza së bashku me delegacionin nga “Qatar Charity” ka vizituar sot kompleksin social në Frashër të Mitrovicës.
Ky kompeks social ka 40 shtëpi për familjet mitrovicase, shkollë moderne, Qendër të Mjekësisë Familjare dhe objekte të tjera përcjellëse, shkruan Telegrafi.
Hamza ka thënë se në “qeverinë e tij”, asistenca për familjet që janë pjesë e skemave sociale do të rritet për 50 për qind.
“Me program të veçantë, me trajnime dhe subvencione të punësimit, ne do t’i inkurajojmë dhe mbështesim përfituesit e skemave sociale që të integrohen në tregun e punës”, ka thënë ai. /Telegrafi/