Telegrafi

Hamza: Vitin e kaluar kemi rritë të hyrat për 14 %

Sipas tij tek të gjitha llojet e të hyrave ka një tejkalim të planit, ku në dogana për vitin 2008 janë inkasuar rreth 605 milionë euro, ose 13 % më shumë në raport me vitin 2007, ndërsa në raport me planin llogaritet të jetë 4 % më shumë. Ndërsa sa i përket Administratës Tatimore, Hamza ka pohuar se ky institucion ka inkasuar 222 milionë euro, që llogaritet një rritje prej 16 % krahasuar me vitin paraprak, ndërsa në raport me planin 9 % më shumë.

“Vitin 2008 ka pasur një ngritje kualitative në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ku te shpenzimet kapitale ka një ngritje prej 124 %, i cili sipas tij, ka qenë qëllimi i qeverisë që të shpenzojë pjesën ku realisht përfitojnë qytetarët e Kosovës dhe ku përfitojnë taksapaguesit”.

Sipas Hamzës, nga të dalat buxhetore ka një shpenzim shumë të mirë të buxhetit dhe se, pozicionet kryesore të buxhetit, pagat dhe mëditjet, ky pozicion në raport me planin është realizuar 96%. Pozicioni i mallrave dhe shërbimeve është 84 % i realizuar apo 139.96 milionë euro nga 167 milionë të parapara. Ndërkaq komunalit nga 21 milionë euro të parapara të buxhetit kanë shpenzuar 18.48 milionë apo 86 % të planit.

Qeveria e Kosovës sipas Zv/ministrit Hamza është shumë e kënaqur që nuk e ka realizuar 100 % planin e mallrave dhe shërbimeve që sipas Hamzës ky nuk mund të quhet suficit, por një menaxhim i mirë i buxhetit.

Ai ka thënë se, vendimi i Qeverisë për kursime për pozicione të caktuara sipas ka dhënë edhe efektet e veta ku tek pozicionet për dreka dhe darka zyrtare kemi një ulje për 21 %”, ka deklaruar Hamza duke shtuar se furnizimi dhe shpenzimi për pije ka një ulje për 2 për qind ndërkaq furnizimi me derivate ka një ulje për 6 % kjo edhe përkundër se gjatë vitit 2008 çmimet e naftës kanë qenë të dyfishuara apo trefishuara.

Sa i përket shpenzimeve për udhëtime në raportin preliminar thuhet se, ka një ulje prej 25 % ndërsa tek shpenzimet për telefona ka një ulje 32 %.

Zyrtarët e ministrisë kanë shtuar se optimistët më të mëdhenj nuk kanë menduar që do të ketë një ekzekutim të tillë të buxhetit. /Telegrafi/