Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza ka uruar Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump me rastin e inaugurimit të tij si President i 47-të i këtij shteti.
Hamza, në platformën X, ka shprehur gatishmërinë e tij për të punuar me administratën Trump për një Kosovë më të mirë
“Urimet më të përzemërta për Presidentin Donald Trump për inaugurimin e tij si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit tonë të përjetshëm dhe partnerit tonë më të rëndësishëm.
Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë dhe më të fuqishme. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti i bekoftë SHBA-të”, ka shkruar Hamza.
Sincere congratulations to President @realDonaldTrump on his inauguration as 47th President of United States of America, our eternal ally & most important partner. I look forward to work with your administration for a better, stronger Kosova. God bless Kosova & God bless USA.🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/2EVio96Sfy
— Bedri Hamza (@bedrihamzarks) January 21, 2025